Home ShowBiz Pas shumë debateve për vlerësimin, Ardit Gjebrea paralajmëron ndryshime të mëdha në “Kënga Magjike”
Pas shumë debateve për vlerësimin, Ardit Gjebrea paralajmëron ndryshime të mëdha në “Kënga Magjike”
0

Pas shumë debateve për vlerësimin, Ardit Gjebrea paralajmëron ndryshime të mëdha në “Kënga Magjike”

0
0

Për shkak të formulës së votimit mes artistëve, “Kënga Magjike” ka gjeneruar gjithnjë pakënaqësi dhe debate mes artistëve.

Ardit Gjebrea, si drejtues i këtij festivali, nuk i ka shpëtuar përfshirjes në debat. Eshtë aluduar madje se ai ndikon në votimet e artistëve, pavarësisht se janë vetë ata që zgjedhin fituesin me anë të pikëve.

Siç duket ka pakënaqësi jo vetëm për zgjedhjen e fituesit, por edhe për këngëtarët që kalojnë në natën finale. Për të mos krijuar më asnjë lloj kontestimi, Gjebrea ka vendosur që vitin tjetër të ketë ndryshime në votime.

Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të Kanitës duke kënduar këngën e saj me të cilën mori pjesë në edicionin e 20-të të ‘Kënga Magjike’. Arditi ka treguar se nëse do të merreshin parasysh votat e publikut, Kanita do të kishte kënduar edhe në natën finale.

Për këtë arsye ai ka treguar se do të ndryshojë tërësisht formula e përzgjedhjes së këngëtarëve për finalen. “Edicioni i 21 do të vijë me ndryshim në votime: Këngëtarët+vota e publikut në internet+vota e jurisë ‘New Artist’”, –  ka shkruar Gjebrea.

Me siguri ky ndryshim do mirpritet nga artistët dhe publiku.

1950965220459269698_259334358

Link: https://www.instagram.com/arditgjebrea/

Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan