Home ShowBiz U cilësua “grua heroinë”, gjesti i avokates së Depp rrëmbeu zemrat e të gjithëve
U cilësua “grua heroinë”, gjesti i avokates së Depp rrëmbeu zemrat e të gjithëve
0

U cilësua “grua heroinë”, gjesti i avokates së Depp rrëmbeu zemrat e të gjithëve

0
0

Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez, është cilësuar si “gruaja e mrekullueshme” për ndihmën që i ka ofruar një të moshuari që vuante nga një problem shëndetësor.

Vasquez gjendej në një fluturim të American Airlines nga Los Angeles në Nju Jork në fillim të kësaj jave.

Burime pranë TMZ, raportuan se ajo e ka ndihmuar një burrë rreth të 70-tave pasi ai u rrëzua dhe goditi kokën në mes të fluturimit.

Ajo qëndroi për të ndihmuar pasagjerin duke matur pulsin e zemrës, dhe duke u kujdesur para se të vinte stafi mjekësor.

Avioni më pas u kthye në Los Anxhelos, ku mjekët po prisnin për t’u kujdesur për pasagjerin.

Një nga stjuardesat i tha avokates se ajo është një “grua heroinë” dhe i dhuroi asaj 2 shishe verë dhe shampanjë.

Vasquez u bë e dashur për publikun gjatë gjyqit të Johnny Depp, ku rrëmbeu vëmendjen me karakterin e saj fisnik dhe luftarak.

Linku: https://kevinkinge.com/johnny-depps-attorney-camille-vasquez-rushes-to-help-passenger-who-collapsed-during-flight/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CeeA9A7s7MU/