Home Aktualitet Produktet e Wudy tërhiqen nga tregu, AKU ngre alarmin
Produktet e Wudy tërhiqen nga tregu, AKU ngre alarmin
0

Produktet e Wudy tërhiqen nga tregu, AKU ngre alarmin

0
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konstatuar praninë e bakterit të rrezikshëm për shëndetin n ë produktet e Wudy, Listeria monocytogenes.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyratare të AKU.

Pas vendimit po bëhet tërheqja e produktit nga tregu.

AKU, gjithashtu këshillon konsumatorët të mos i konsumojnë këto produkte.

Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Ëudy

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.

Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!

Linku: https://www.facebook.com/aku.gov.al/posts/396197412690335

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/wudyshqiperia/

tags: