Home Aktualitet E trishtë, DJ i njohur ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare
E trishtë, DJ i njohur ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare
0

E trishtë, DJ i njohur ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare

0
0

DJ dhe producenti skocez Jamie Roy vdiq këtë të martë, më 20 shtator, në moshën 33-vjeçare.

Homazhet janë derdhur për Jamie, i cili performoi në disa nga klubet më të mëdha të natës në botë.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar vet familja e tij pa dhënë shumë detaje rreth ngjarjes

“Jamie ndërroi jetë dje.Ishte një djalë, vëlla, nip dhe xhaxha shumë i dashur dhe i talentuar. I dashur nga miqtë dhe kolegët e tij të shumtë, si brenda industrisë së muzikës, ashtu edhe më gjerë. Jemi zemërthyer”, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë, miqtë dhe kolegët e përshkruan si njeri të jashtëzakonshëm.

Roy ishte me origjinë nga Dumfries, u bë i famshëm fillimisht në Glasgow dhe vazhdoi performancën në gjithë botën.

Ai njihej si një interpretues i rregullt në Ibiza dhe luante në vende të tilla si Pacha, Amnesia dhe Ibiza Rocks.

Linku: https://www.bbc.com/news/uk-scotland-62983250

Burimi i fotos: freepik.com