Home Aktualitet E trishtë! Ndërron jetë papritur shkrimtarja e trilogjisë më të shitur
E trishtë! Ndërron jetë papritur shkrimtarja e trilogjisë më të shitur
0

E trishtë! Ndërron jetë papritur shkrimtarja e trilogjisë më të shitur

0
0

Shkrimtarja e njohur  e trilogjisë më të kërkuar dhe të shitur “Wolf Hall”, Dame Hilary Mantel, ka ndërruar jetë “papritmas, por në mënyrë paqësore” e rrethuar nga familja dhe miqtë e ngushtë në moshën 70-vjeçare, ka njoftuar HarperCollins.

Duke bërë homazhe, botuesit HarperCollins e përshkruan Dame Hilary si “një nga romancieret më të mëdha angleze të këtij shekulli”.

“Veprat e saj të dashura konsiderohen klasike moderne. Ajo do të mungojë shumë”, është shprehur ai.

Ajo fitoi çmimin Man Booker Prize dy herë, për “Wolf Hall” dhe vazhdimin e tij, “Bring Up the Bodies”, i cili gjithashtu mori çmimin “Libri i Vitit 2012 Costa”.

Shkrimtarja gjithashtu shiti 2.5 milionë libra për 23.4 milionë paund përmes Nielsen BookScan TCM, ku kryesonte Wolf Hall si më i shiturit, me 1.09 milionë kopje të shitura në të gjitha botimet.

Mantel ka lindur në Glossop, Derbyshire, Angli më 6 korrik 1952. Ajo studioi drejtësi në Shkollën Ekonomike të Londrës dhe Universitetin Sheffield.

Linku: https://uk.news.yahoo.com/wolf-hall-author-dame-hilary-mantel-died-suddenly-peacefully-aged-70-102745665.html

Burimi i fotos: freepik.com