Home ShowBiz E vërteta qëndron ndryshe, ja si e mori vesh Harry vdekjen e mbretëreshës
E vërteta qëndron ndryshe, ja si e mori vesh Harry vdekjen e mbretëreshës
0

E vërteta qëndron ndryshe, ja si e mori vesh Harry vdekjen e mbretëreshës

0
0

Tendosja dhe agonia u skalitën në fytyrën e Harrit ndërsa ai u dërgua në Balmoral, rezidenca skoceze e Mbretëreshës, disa orë pasi ajo kishte vdekur tashmë më 8 shtator.

Një person i brendshëm i Pallatit Buckingham tha për Page Six se Harry ishte thirrur në Skoci nga babai i tij, mbreti i ri Charles III, në mëngjes.

Megjithatë, një burim tjetër i pallatit konfirmoi se askush nga familja mbretërore, apo ndonjë oborrtar, në fakt nuk e thirri Harrin për t’i treguar për vdekjen e monarkes – duke e lënë atë të mësonte nga portalet online.

Ndërsa familja mbretërore po i jepte lantumirën mbretëreshës së ndjerë, Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, kaluan më shumë kohë me të afërmit sesa kishin kaluar që kur u larguan nga rolet e tyre mbretërore në janar 2020.

Linku: https://pagesix.com/2022/09/22/prince-harry-learned-of-queens-death-from-online-report/

Burimi i fotos: //www.instagram.com/meghandharry/