Home Lifestyle Horoskopi ditor, 23 shtator 20222
Horoskopi ditor, 23 shtator 20222
0

Horoskopi ditor, 23 shtator 20222

0
0

Dashi

Nëse keni konflikte në dashuri ose besoni se një person ju kufizon gamën tuaj të veprimit, do të ishte më mirë të përpiqeni të sqaroni gjithçka që është e gabuar deri në datën 29 të këtij muaji. Pas asaj date Afërdita do të kalojë në opozitë. Jemi të bindur se nëse ka konflikte në dashuri, kjo ndodh sepse po ecni përpara, po rriteni dhe po piqeni me respekt ndaj partnerit tuaj.

Demi

Shpresojmë që në dy ditët e fundit të mos i keni dhënë shumë vëmendje momenteve tensionuese. Nëse po, atëherë sot duhet të përpiqeni t’i heqni qafe. Hëna në mëngjes është ende disonante, por më pas, do të kthehet pozitive. Ky kalim do t’ju ndihmojë që në dy ditët në vazhdim të tregoni interes të madh për sa i përket kontakteve, kështu që nëse keni diskutuar me dikë mes të mërkurës dhe të enjtes mund të rekuperoheni.

Binjakët

Kjo ditë do të jetë e trazuar për ju, por mund të themi se në fund do të dilni fitues ndaj tensioneve. Përsëri meritoni një çmim për mënyrën se si po i përjeton të gjitha situatat e jetës, me shumë energji dhe forcë. Jupiteri në shenjën tuaj premton shumë për ju.

Gaforrja

Situatat në këtë fundjavë priten të jenë shumë më të qeta. Duket qartë se në këto ditë prioritet nuk është dashuria, por puna. Përpjekja për të zgjidhur disa çështje të pazgjidhura është pothuajse një detyrim. Për më tepër, Jupiteri i kundërt mund të ketë shkaktuar edhe disa mosmarrëveshje në vendin e punës. Bashkëpunimet në krizë mund të gjejnë rrugëdalje në tetor.

Luani

Jupiteri i shkëlqyer ka fuqinë për të vendosur përsëri në lojë shumë situata në jetën tuaj. Sot do të jeni në gjendje të mirë në lidhje me marrëdhëniet romantike. Përgatituni se gjithçka mund të ndodhë. Me këtë qiell ju vendosni! Një ndarje rrufe, një martesë rrufe, një takim i rëndësishëm, një projekt që do të çojë në një të ardhme më të mirë.

Virgjëresha

Me Hënën dhe Venusin kjo e premte është pjesë e një situate shumë të rëndësishme astrologjike. Për të punuar mirë, keni nevojë për stimulim mendor, për të vënë veten në situata të reja, pothuajse për të sfiduar veten.

Peshorja

Kjo ditë do të jetë viktimë e disa hutimeve të vogla, ka raste kur dëshironi të hiqni dorë nga gjithçka ose të qëndroni më të qetë. Pikërisht nga pikëpamja emocionale mund të kapërceni fazën e stresit të madh të lindur në pjesën qendrore të vitit. Është koha për zgjedhje të reja. Sharmi juaj dyfishohet duke filluar nga data 29,pasi Afërdita do të jetë në shenjën tuaj për muajin tetor edhe në aspekt të mirë me Marsin.

Akrepi

Kjo ditë e premte ofron emocione me gjysmë zemre. Jo gjithçka është e qartë, ndërsa të shtunën dhe të dielën situatat do të jenë më të qeta. Ka të ngjarë që dikush t’ju ketë zemëruar kohët e fundit, por duhet të kaloni përtej provokimeve që shqetësojnë të përditshmen.

Shigjetari

Në këtë ditë, ju që jeni zakonisht mjaft aktiv, pozitiv dhe optimist, mund të ndjeni një lodhje të fortë mbi ju. Ndoshta do të ketë edhe një vonesë që do ju prish rehatinë. Nëse ka ndonjë problem personal apo familjar, ju rekomandojmë të flisni të dielën. Ajo do të jetë një ditë shumë më e mirë për gjithçka.

Bricjapi

Këtë të premte mendja juaj është në re. Megjithëse ju  jeni një person jashtëzakonisht korrekt, i fortë dhe i vendosur, por kjo nuk e përjashton mundësinë të përjetoni një moment konfuzioni. Ky agjitacion përcaktohet nga një sërë problemesh që po bien njëra pas tjetrës dhe të cilave ju duhet t’i jepni një zgjidhje.

Ujori

Kjo është një ditë interesante, që do të sjellë emocione të bukura në zemrën tuaj. Jupiteri ka nisur tashmë një tranzit të rëndësishëm , ndaj ata që prej kohësh presin një përgjigje për një shtëpi apo një ndryshim, mund të aspirojnë sukses. Shpresa të mira dhe për takime të veçanta.

Peshqit

Ditë e lodhshme, ndoshta shumë e mërzitshme. Duhet të presni deri më 29 të këtij muaji, atëherë kur gjërat do të përmirësohen. Tani që jemi në fund të shtatorit mund të themi se shumica e të lindurve nuk e kanë pasur jetën e lehtë në familje dhe ndonjëherë ka pasur edhe shqetësime mbi dashurinë.

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-le-previsioni-di-oggi-venerdi-23-settembre-2022/

Burimi i fotos: freepik.com