Home Sport Jose Mourinho mahnit fansat, pjesë e videoklipit të reperit të njohur
Jose Mourinho mahnit fansat, pjesë e videoklipit të reperit të njohur
0

Jose Mourinho mahnit fansat, pjesë e videoklipit të reperit të njohur

0
0

Trajneri shumë i njohur dhe i dashur, Jose Mourinnho ka surprizuar fansat.

Trajneri i Romës është bërë pjesë e këngës së reperit të njohur britanik, Stromzy, në videoklipin e këngës “Mel made me do it”.

59-vjeçari shihet në videon dhjetëminutëshe teksa qëndron pranë Stormzy-it dhe disa të tjerë në një pallat, me krahë të palosur para se të ngrinte gishtin te buzët.

“Preferoj të mos flas. Nëse flas, do të jem në telashe të mëdha”, është shprehur Mourinnho gjatë videoklipit.

Videoklipi është publikuar zyrtarisht në rrjetin social “Youtube” në orët e vona të mbrëmjes dhe aktualisht numëron mbi 511 mijë shikime në mbarë botën.

Videoja është shpërndarë me shpejtësi në internet, duke u bërë një nga këngët më të pëlqyera nga tifozët.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/sport/football/article-11241175/Jose-Mourinho-stars-new-Stormzy-music-video-Mel-It.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CY1jLIxIFft/?utm_source=ig_web_copy_link