Home ShowBiz “Nuk lejoj askënd të ndërhyjë”, Joni Peçi rrëfehet i përlotur
“Nuk lejoj askënd të ndërhyjë”, Joni Peçi rrëfehet i përlotur
0

“Nuk lejoj askënd të ndërhyjë”, Joni Peçi rrëfehet i përlotur

0
0

Stilist i njohur, Ermal Peçi ka qënë i ftuar së fundmi në “Abc e Pasdites”.

Mes të tjerash ai ka zbuluar shumë detaje mbi jetën e tij private dhe atë profesionale.

Gjatë pjesës së emisionit “1 jetë, 5 këngë”, Joni rrëfeu i përlotur teksa fliste për familjen e tij.

“Unë jam shumë i ndjeshëm. Nuk fle asnjëherë pa falenderuar Zotin, për çka më jep. Familja për mua është gjëja më e shenjtë, më jep frymëzim e forcë të qëndroj e të eci para në jetë. Është shumë hermetike dhe nuk lejoj dikë që të futet të ndërhyjë apo të flasë diçka. Është gjëja që më dhemb më shumë, shpesh herë cënohet familja në të gjithë qënien e saj. Shpresoj që njerëzit në rrjete sociale të jenë më pak agresiv sepse dëmtojnë familjen.”

Ndërsa për jetën sentimentale, Joni Peçi, është shprehur ndër të tjera se:

“Këtë gjë e dëgjoj shpesh. Të lidhësh jetën më dikë në kohët e sotme nuk është aq e kollajshme. Unë mendoj që çdo marrëdhënie shpirtërore lind vetë me kohën”.

Linku: https://youtu.be/zsC_YmcuKTI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BoLtAXIjsj-/?utm_source=ig_web_copy_link