Home ShowBiz Shau rëndë personazhet e njohura, Marinela Hysa kërkon falje publike
Shau rëndë personazhet e njohura, Marinela Hysa kërkon falje publike
0

Shau rëndë personazhet e njohura, Marinela Hysa kërkon falje publike

0
0

Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë “Love Story” Marinela Hysa, ka qënë e ftuar së fundmi për një intervistë në emisionin “Kafe shqeto”.

Videot e Marinelës u bënë shumë shpejt virale, madje u kthyen edhe në meme.

Marinela gjatë intervistës zbuloi se kishte përjetuar një periudhë tepër të vështirë.

Mes të tjerash ajo kërkoi falje publikisht pas gjithë sharjeve dhe ofendimeve që u kishte drejtuar disa personazheve të njohura.

“Nuk kam qënë mirë. Kam kaluar një periudhë të vështirë. Vështirësi emocionale. U mbingarkova shumë dhe ajo fama sikur nuk më bëri mirë.

Unë dogja veten. Unë jam kartë e djegur. Nuk  e di ça do të bëhet me jetën time. Nuk e di ça i bëra vetes. Unë u ngjita në majë dhe rash po vet” është shprehur mes të tjerash Marinela.

Linku: https://youtu.be/w9B8YZG5cZU

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo/?fbid=595325575238065&set=a.102469857856975