Home Aktualitet Akuzohet për trafikim refugjatësh, DJ Cerry i Çanit përfundon pas hekurave
Akuzohet për trafikim refugjatësh, DJ Cerry i Çanit përfundon pas hekurave
0

Akuzohet për trafikim refugjatësh, DJ Cerry i Çanit përfundon pas hekurave

0
0

Personazhi i njohur i ekranit, Dj Cherry, pjesë e emisionit “Zonë e lir” është arrestuar siaps burimeve policore.

Sipas News24, në pranga është vendosur shtetasi Ardian Kola, i njohur për publikun si DJ Cherry.

Ky njoftim është shpërndarë nga policia e Gjirokastrës, e cila bëri të ditur më datë 19 qershor, ky shtetas po udhëtonte me makinë në zonën e “Urës së Lumit” në Gjirokastër.

Policia i ka njoftuar  drejtuesin e automjetit të ndalojë, por 38-vjeçari nnuk i është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen.

Më pas, DJ Cherry ka braktisur mjetin e tij dhe është larguar.

Sipas policisë, brenda automjetit dyshohet se ishin 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e MENA, të cilët po i transportonte drejt Tiranës kundrejt fitimit.

Pas më shumë se 3 muaj hetime, DJ Cherry është arrestuar në Gjirokastër.

Linku: News24

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/6NTy_0hZyV/