Home Aktualitet Arti në zi, ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ikona e baletit shqiptar
Arti në zi, ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ikona e baletit shqiptar
0

Arti në zi, ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ikona e baletit shqiptar

0
0

Balerina e njohur shqiptare Ganimete Vendresha është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare.

Vendresha njihet si një nga ikonat e baletit shqiptar dhe një ndër balerinat e para profesioniste e TOB.

Komisioni i Artit dhe Trashëgimisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë shprehu ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të prima balerinës së Teatrit të Operas dhe Baletit, artistes së madhe Ganimet Vendresha, “Artiste e Merituar”.

Ajo ka interpretuar në mbi 140 role në shfaqjet e baletit.

Realizimet e saj më të mira skenike, si: roli i Hajrijes (“Halili dhe Hajrija”, Tish Daija), Zaremës (“Zarema e humbur”, Asafiev), Fadetës (Delib), Luizës (“Kujdesi i kotë”, Hertel), Lolës (“Lola”, Vasilienko), Delinës (“Delina”, Çesk Zdeja), Zuljetës (“Romeo dhe Zhuljeta”, Prokofiev) etj.

Krahas punës në teatër, Vëndresha ishte pedagoge pranë Shkollës së Baletit, në Tiranë (1957–1982).

Ajo ishte një nga themelueset e Shkollës Koreografike në Tiranë (shkolla e mesme artistike), e themeluar në vitin 1957, ajo ishte gjithashtu një nga pedagoget e para që punuan në këtë institucion. Për aktivitetin e saj artistik, ajo mori titullin Artiste e Merituar nga autoritetet e Shqipërisë.

Ganimet Vendresha mban shumë çmime karriere, si edhe tituj të lartë, ndër to ‘Nderi i Kombit’, ‘Naim Frashëri’ dhe ‘Mjeshtër i Madh’.

Linku: News24

Burimi i fotos: pexels.com