Home Aktualitet Lajm i trishtë ! Ndërron jetë në rrethana të papritura reperi i njohur
Lajm i trishtë ! Ndërron jetë në rrethana të papritura reperi i njohur
0

Lajm i trishtë ! Ndërron jetë në rrethana të papritura reperi i njohur

0
0

Reperi shumë i njohur, Coolio, emri i vërtetë i të cilit është, Artis Leon Ivey Jr ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.

Sipas menaxherit të tij, Jarez Posey, muzikanti u gjet i pavetëdijshëm të mërkurën më 28 shtator në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku në Los Anxhelos.

Mjekët e ndihmës mjekësore u thirrën në orën 16:00, por ata shpallën Coolio të vdekur në vendngjarje.

Shkaku i vdekjes së Coolio nuk është zbuluar ende, por Posey tha për TMZ se mjekët besonin se ai mund të kishte pasur një arrest kardiak. Sipas gazetës, policia ka hapur një hetim për vdekjen, por për nuk janë gjetur asnjë shenjë droge apo pajisje të saj në vendngjarje.

Posey i tha TMZ se Coolio ishte duke vizituar një mik. Ai shkoi në tualet, por ndërsa kishte kaluar kohë teksa reperi nuk po dilte shoku i tij u shqetësua. Më në fund miku hyri në banjë dhe gjeti Coolio të shtrirë në dysheme.

Pas publikimit të lajmit për vdekjen e reperit, fansat kanë vërshuar rrjetet sociale me mesazhe shokuese dhe ngushëllimi.

“Një tjetër element i vdekur i fëmijërisë sime. RIP Coolio,” shkroi një person në Twitter, ndërsa dikush tjetër tha: “Ne humbëm një legjendë! Coolio do të na mungojë.

Linku: https://uk.style.yahoo.com/gangsta-paradise-rapper-coolio-found-082800376.html?guccounter=1&guce_referrer= -trhD

Burimi i fotos: freepik.com