ShowBiz

Çfarë e solli Bleron në qendër të vëmendjes kohët e fundit?

Një ndër çiftet që kohët e fundit ka fituar një vëmendje të madhe mediatike, është edhe Blero me Afronën. Mediat nuk rreshtin së shkruari, për ata të dy dhe për secilin veçantë. Ne fakt për disa vite, figura e Bleros ishte pak në hije. Mediat nuk i kushtonin shumë vëmendje, por shkëndija e parë ishte faza e divorcit të tij me ish bashkëshorten, prononcimet, jeta me vajzën pas ndarjes dhe sigurisht lidhja e kurorëzuar tashmë me Afronën.

Çdo moment i jetës së tij është bërë publik me ose pa qëllim. Sigurisht gazetat luajnë rolin e tyre, por në fund lind pyetja se “A shkruajnë Mediat në fakt për Bleron, apo shkaku është Afrona, bukuroshja që ai ka në krah”
Mediatikisht Bleron dhe Afronën mund t`i konsiderojmë rival, për nga pikëpamja e vëmendjes që iu kushtojnë Mediat.