Regjisorja, prezantuesja, pedagogia e bukuroshja Inis Gjoni ka qënë ditët e fundit e ftuar në një emision. Ajo gjatë intervistës ka shprehur se shpesh xhelozonte për sytë me ngjyrë të Ingridit, motrës së saj. Madje me një çiltërsi gati fëmijënore ka shprehur se për këtë çëshje i është ankuar shpesh edhe së ëmës. Sigurisht që të gjitha këto kanë ndodhur kur ishin shumë të vogla, sepse sot marrëdhënia që motrat Gjoni kanë, është e admirueshme.