Prezantuesja simpatike e programit të humorit, “Portokalli” ka qënë e ftuar para pak kohësh në një program televiziv. Përgjatë intervistës ajo ka bërë një deklaratë interesante. Ndërsa u pyet për miqtë më të ngushtë dhe konkretisht për Arbana Osmanin, tha se Arbana e këshillon shumë herë në aspektin profesional. Megjithatë Xhemi u shpreh se në aspektin familjar dhe të mënyrës sesi të sillet me fëmijën ajo e këshillon Arbanën. Kjo sepse Xhemi është bërë nënë më herët sesa Arbana.