Ishim mësuar ta shikonim Vedatin gjithmonë romantik, melankolik, që i lutej vajzave për t`i falur dashurinë apo gabimet. Dje Vedati erdhi ndryshe. Në këngën e tij më të re, ai u paraqit në një stil të veçantë, duke i thënë vajzës që donte “S`kom me ta fal”.
Kjo gjë duket se ka “ngacmuar” edhe Ermal Mamaqin i cili në facebook- un e tij ka shpërndarë këngën duke cituar: “Nuk mendoja që Vedati do ishte kaq i pamëshirshëm”.
Pa mbushur akoma 24 orë duket se kjo këngë ka ngjallur interesin e të gjithëve dhe ka fituar pëlqyeshmërinë e tyre.
Më poshtë gjendet postimi i Ermalit
https://www.facebook.com/Ermal.Mamaqi.Official/posts/1385209658171229