ShowBiz

Suanita – “3”- shi më i suksesshmi

Suanita Rrusta është një artiste që ka disa vite në botën e muzikës. Bukuroshja seksi e njohur me emrin e artit thjesht Suanita, ka publikuar para pak javësh klipin e saj më të ri të titulluar thjesht “3”.

Suanita ka zgjedhur këtë titull në një mënyrë shumë origjinale, pasi ky është klipi i tretë profesional i publikuar prej saj.

Kënga ka për subjekt një histori dashurie të parealizuar. Suanita ka ardhur në një formë perfekte dhe me një super interpretim. Që në momentin që është publikuar “3” e deri tani, ka rezultuar si më e suksesshmja ndër dy këngët e saj të para.

Për të gjithë ju që akoma s`e keni pasur kënaqësinë ta shijoni këtë këngë ju ftojmë ta dëgjoni!

https://www.youtube.com/watch?v=OimNGB0oes8&nohtml5=False