Mëngjesin e sotëm rreth orës 2.30 është sulmuar automjeti i reperit Gold AG. Janë thyer xhamat e makinës dhe janë shkaktuat dëme materiale. Qëllimi ka qënë për të vjedhur sendet që kanë qënë në makinë. Reperi s`ka të bëjë fare me këtë sulm, gjithçka është një vjedhje e zakonshme e makinave.
Kjo ndodhi nuk i ka bërë shumë përshtypje Goldit. Ai ia ka kaluar çështjen organeve kompetente dhe ata po merren me çështjen. Reperi ka thënë se makinën e ka të siguruar dhe kështu që kjo situatë nuk e shqetëson.