Aktualitet

Presidenti Obama takon kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Dje është zhvilluar takimi i Kryeministrit Rama dhe Presidentit Obama në Washington. Takimi është mbajtur në 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Rama sot ka postuar fotoalbumin e kësaj vizite dhe e ka bashkëngjitur me statusin: “Fotoalbumi i vizitës së paharrueshme në Shtëpinë e Bardhë, ku u fol për Shqipërinë e shqiptarët me dashuri e respekt te veçantë dhe u vlerësua me notat më pozitive përpjekja e gjithanshme në rrugën e reformave, të paqes e të bashkëpunimit në rajon, si edhe të përballjes me ekstremizmin e dhunshëm”. Ky ishte impresioni i Kryeministrit tonë dhe përmbledhja e qëllimit të vizitës.

https://www.facebook.com/media/set/?set=a.10153643146751523.1073743013.138734771522&type=3

Burimi i lajmit dhe fotove: https://www.facebook.com/pg/edirama.al/photos/?tab=album&album_id=10153643146751523