Peisazhet shumëngjyrëshe, liqenet, malet e larta, lumenjtë dhe luginat. Bukuri natyrale e cila përzihet me kulturën dhe historinë e trashëguar nga paraardhësit.
1. Në Shqipëri ka shumë kanione dhe ujvara. Prandaj ne po ju sugjerojmë një prej tyre, kanionet e Valbonës.
2. Po në lidhje me plazhet? Gjiri i Granës ka një vend fantastik i cili nuk do ju zhgënjejë me ujin si kristal.
3. Mirësevini në Theth! Është thjesht një vend i bukur për të vizituar nëse dashuroni malet.
4. Ju jeni në vendin e duhur. Liqeni i Ohrit do ju fali një kënaqësi dhe një melankoli shpirtërore sa herë do të mund të shpenzoni një ose dy ditë në këtë vend.
5. Gjiri i Bristanit në Karaburun krijon të vetmin park detar në Shqipëri.
6. Një tjetër perlë e Thethit është edhe Ujvara e Grunasit. Ajo është konsideruar një monument natyrorë.
7. Koha e historisë. Apollonia, qyteti më i lashtë i Ilirisë.
8. Plazhi i Ksamilit – është një vend i izoluar për shumë turistë të huaj.
9. Lugina e Valbonës e cila gjëndet në veri të Shqipërisë.
10. Dea – Perëndesha e Butrintit, e cila u zbulua nga arkeologu Italian Ugolini më 1928. Parku kombëtar i Butrintit renditet në top listën e dhjetë parqeve kombëtare në Europë.
11. Kruja, është identifikuar nga heroi kombëtar, Skënderbeu.
12. Mrizi i Zanave – është i njohur për kuzhinën e shijshme dhe për agroturizmin verior të Shqipërisë. Një vend i bukur për t`u vizituar.
13. Shkëmbinjtë në jug të Shqipërisë kanë një pamje fantastike.
14. Merrni motorrin e ujit dhe shkoni drejt shpellës së Piratëve. Më vonë, ndalimi në plazhet e fshehura nuk është një ide e keqe.
15. Le të studiojmë një mënyrë tjetër të Shqipërisë. Nëse do të dilni në pension dhe kërkoni një vend në Shqipëri për të jetuar, Dardha është vendi perfekt.
16. Të kthehemi në shekullin e 15-të kur nuk egzistonin telefonat. Në atë kohë njihej si Kalaja e Petrelës kurse në ditët e sotme është kthyer si bar dhe restorant shumë pranë Tiranës.
17. Berati, i njohur si qyteti i një mbi një dritareve, me keshtjellën në krye, muzeun mesjetarë dhe lumin e bukur.
18. Syri i Kaltër në Sarandë është një nga fenomenet më natyrale në Shqipëri. Uji si kristal i rrethuar nga pemë të larta.
19. Kanionet e lumit Osum në Skrapar janë një eksperiencë fantastike.
20. Ju sugjerojmë udhëtimin për në Llogara me një pamje të mrekullueshme për të shijuar.
Burimi: https://begaa.wordpress.com/2015/04/18/20-places-that-will-change-your-mind-about-albania/
Burimi i fotos kryesore: © Ingo Joseph https://www.pexels.com/photo/island-covered-with-green-trees-under-the-clear-skies-188029/