ShowBiz

Eneda Tarifa nuk i mban mëri gazetarëve që e vunë në lojë

I keni parasysh gazetarët e Wiwiblogs, që komentuan këngën e saj “Përrallë”. E pra mesa duket djemtë këtë herë e kanë ftuar Enedën në një intervistë dhe ajo për çudi nuk i ka mbajtur aspak mëri. Ka pranuar të japë intervistën edhe pse ua ka thënë dy fjalë. Ajo i ka shpjeguar se është gjithashtu moderatore e një programi humori të njohur në Shqipëri dhe kështu e kupton kur bëhet humor edhe pse shpesh ai bën disa njerëz të ndihen jo mirë. Megjithatë Eneda i ka falënderuar gazetarët që e kanë komplimentuar zërin e saj.

Video është shumë interesante!

https://www.youtube.com/watch?v=HoJHDWm-M5Q