ShowBiz

Filloreta: “Pse s`jam e hollë”

Filloreta do të sjellë së shpejti një klip të ri, i cili do t`ju befasojë të gjithëve. Ndryshe nga herët e tjera po zgjedhim t`ju japim disa detaje të këngës.

Teksti është i inspiruar nga një histori personale e Filloretës dhe është shkruar prej saj. Ju themi se kënga flet për “gocat e shëndetshme”. Flet për ato gocat që kanë disa kilogram ekstra, e megjithatë prapë janë simpatike. Si asnjëherë më parë autorja e tekstit dhe këngëtarja njëkohësisht tregon se ia ka kushtuar edhe vetvetes.

Është një këngë dhe klip bashkëkohor që do të prekë edhe një plagë të shoqërisë së sotme, atë të dietave. Imagjinojeni tani sa interesant do të jetë i gjithi në kompleksitet. Vetëm me kaq detaje dhe të intrigon. Shumë detaje të tjera mbeten për të zbuluar! Ngadalë dhe fuqishëm, së shpejti do të vijë klipi edhe tek ju.