Ka qënë kompozitori Genc Tukiçi, i cili e ka kompozuar himnin kushtuar Nënë Terezës dhe do të jetë Inva Mula, e cila do ta interpretojë në Vatikan më 3 shtator. Siç dihet prej kohësh më datë 4 shtator do të bëhet edhe kanonizimi i Nënë Terezës.
Himni pritet të përmbajë fjalët e zemrës së saj në vargje dhe melodi. Kështu ai mund të këndohet nga gjithë shqiptarët.