ShowBiz

Labinot Rexha thërret: “Një ditë do ta kuptosh vërtet…”

Labinot Rexha, një emër tashmë i njohur në artin shqiptar, ka pak ditë që ka lançuar këngën e tij më të re “Maturant”. Motivet e ndjeshme të kësaj kënge është e pamundur të mos kthejnë vite pas të gjithë ata që e kanë kaluar maturën dhe të fusin në mendime të gjithë ata që janë në prag të saj.

Me të drejtë Labinoti thotë: “Një ditë do ta kuptosh vërtet, maturant quhesh një herë në jetë”. Në fakt çdo event tjetër i jetës mund të përsëritet sipas dëshirave, por matura është diçka që vjen vërtet një herë në jetë.

Ne jemi të sigurtë se kjo këngë do të jetë himni i maturave, sot e përgjithmonë!

Shikojeni klipin dhe interpretimin e ndjerë të Labinotit

https://www.youtube.com/watch?v=0FHgoKkPoQI