ShowBiz

Çfarë ndodhi me komshijen e Zaimina Vasjarit?

Zaimina Vasjari ka disa ditë që po përmendet në media të ndryshme për një incident të ndodhur në një apartament të sajin dhe apartamentin e komshijes së saj. Mesa duket nga një apartament i marrë për qëllime biznesi i Zaiminës ka rrjedhur ujë dhe ka shkaktuar disa dëme në apartamentin e komshijes së saj.
Megjithatë sipas disa deklaratave në medie të ndryshme të motrës së saj, janë shkaktuar disa dëme të vogla dhe janë mbuluar shpenzimet nga familja e Zaiminës dhe çdo gjë ka përfunduar aty.
Ndërkohë që mediet vazhdojnë dhe flasin për një padi në gjykatë ndaj Zaiminës, neve po na duket se po bëhet shumë zhurmë për asgjë.