ShowBiz

Fatlumi i Lorit është i papam!

Lori ka qënë e ftuar pak ditë më parë në një emision televiziv. Pasi ka performuar Live, siç vetëm ajo di të performojë, është pyetur edhe rreth çështjeve të ndryshme, madje edhe rreth atyre personale. Duke pasur parasysh se sa e suksesshme dhe seksi që është Lori, me të drejtë moderatori e ka pyetur “A je e dashuruar dhe kush është fatlumi”?
Lori është përgjigjur se është shumë e dashuruar dhe fatlumi është “i papam”. Tani që po bëjmë lidhjen edhe kënga e saj e fundit jo më titullohet “I papam”. Kështu të gjithë ju që kishin ndonjë fije shprese për t`ia vjedhur zemrën bukuroshes, dikush tjetër është treguar më i shkathët.