ShowBiz

Çfarë shkroi Mona për Zanfinën, kur ishte ende gjallë?

E ftuar në një emision fundviti, nëna e Zanfinës, tashmë e ndjera Mona, ka shkruar një letër shumë prekëse. Në atë letër janë fjalët e çdo zemre, për fëmijën e vetë. Nuk janë vetëm fjalët e Monës, janë ato të shuma nënave. Fjalë të thjeshta, të ngrohta e realiste. Një penë të artë paska pasur.

Ja edhe letra e saj drejtuar së bijës:
“Zanfina emri i adhurimit tim nga “Rrusha” e Gjergj Zhejit, erdhe ne muajin e luleve. Ishe ndryshe nga fëmijët e gjithë botës. Në muajin e tretë të lindjes filloi të formohet karakteri i bebës teme dhe sot është e njëjtë. E ndjeshme, e butë me trup te bukur, qysh me tre vjet. Me flokë deri ndër gjunjë me katër vjet. Është një engjël. Anova dhe anoj për djalin teme. Nuk ka nevojë për këshilla dhe sugjerime. Dëshirën për me mbaru fakultetin ma plotësoi. Të tjerat i ka të gjitha. Sukseset i arriti nga vullneti personal dhe përkushtimi im. E dum, e du zërin më shumë se jetën. Ia du teket e nervozat dhe injorancat. Kom aq dashni me ia tejkalu britmat momentale. Krejt i ko, andaj veç fat të ketë zanthi jeme i cucëk, beba jeme e përjetshme. Monën e ke mas çdo vendimi, çdo dëshire, çdo vullneti. Prandaj gëzuar këtë vit të ri me dashuri e gëzim. Zan me shoqërinë ngreje një dolli për veten e at që je.”
Mona