ShowBiz

Arbana Osmani së shpejti në ekran për të gjithë ju

Arbana Osmani në sezonin e ri të programacioneve, pas pushimeve të verës, do të vijë në televizion me një projekt të ri. Emisioni do të quhet “Dua të të bëj të lumtur” dhe do të jetë plot surpriza dhe histori të vërteta. Deri më sot të gjithë shqiptarët kanë ndjekur “C`e posta per te”, ndërkohë tashmë do të kenë mundësinë të ndjekin një emision të kësaj linje, por me histori nga realiteti jonë, shqiptar.
Historitë do të jenë të ndryshme. Ato do të kenë në tematikë bashkëshortë, miq, pendesë, mirënjohje, ritakime e çdo lloj tematike që përmbush shpirtrat njerëzor.
Kështu që shijoni verën që po afron dhe më pas përgatituni për të ndjekur çdo javë të preferuarën tuaj, Arbanën.