ShowBiz

Arian Çani teston Milin dhe në fund e komplimenton

Mili këngëtari simpatik i “Hajde pina”, i ftuar dje te emisioni i Arian Çanit ka dëshmuar edhe njëherë thjeshtësinë që e karakterizon. Ai ka zgjedhur me modesti të mos flasë shumë për veten, por vetëm të dëshmojë se është një artist me vlera të mëdha vokale.
Arian Çani e ka vendosur në njëfarë mënyre në “provim”, duke i kërkuar të këndojë disa këngë të rrymave të ndryshme Live dhe Mili ia ka dalë me shumë sukses.
Për nga talenti, thjeshtësia e madje edhe nga paraqitja fizike, djaloshi nga Prizreni mesa duket ka hyrë edhe në zemrën e Arian Çanit, si një personazh interesant.

Juve e keni dëgjuar “Hajde pina”? Ja ku është:

https://www.youtube.com/watch?v=o64RTTSegFo

Link: https://www.youtube.com/watch?v=o64RTTSegFo