ShowBiz

Venera Lumani dhe Lind Islami – Bashkë jo vetëm në jetë e në art

Venera Lumani dhe Lind Islami, janë një ndër çiftet shumë simpatike të showbizit shqiptar. Ata janë çifti që u krijua në Voice- in e atij viti dhe sot janë bashkë më të lidhur se kurrë më parë. E themi këtë me plot bindje, pasi përveçse të lidhur nga dashuria për njëri tjetrin dhe për muzikën, ata janë bashkë edhe të lidhur në çështje të shoqërisë civile.

Këtë herë ata janë bërë bashkë në luftën kundër ekstremizmit dhe kanë dhënë një mesazh të fortë për paqe dhe harmoni.