Andrra Destani dhe Sinan Hoxha janë në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Djali i tyre, pritet të vijë në jetë pikërisht në Maj dhe mesa duket Andrra tashmë nuk po e përmban dot emocionin dhe dashurinë.
Ajo ndërkohë që e pret me padurim dhe me shumë durim njëkohësisht, momentin kur ta ketë në krahë vogëlushin e saj, ka filluar ta përkëdhel. I ka shkruar disa fjalë shumë të ngrohta thesarit të saj.
“Ti je thesari im, lumturia ime dhe gjithë jeta ime… Që nga çasti kur ndjeva lëvizjet e tua të para e kuptova që pasuria që nuk i gjendet çmimi është dikush që rritet brenda meje. Je ti engjëlli im???”