ShowBiz

Viktor Zhusti: “Më bëjnë përshtypje të rinjtë 20 dhe 25 vjeçar”

Viktor Zhusti, aktori i mirënjohur që numëron shumë role si në teatër, ashtu edhe në kinematografi, ka qënë i ftuar në emisionin “Oktapod”, nga Turjan Hyska.
Viktori ka folur për teatrin dhe për shumë çështje të tjera. Ai ka folur ndryshe nga shumë figura të tjera publike që qëndrojnë besnik të disa klisheve, duke “u ankuar”, për të rinjtë e sotëm, që nuk e duan teatrin. Viktori ka thënë: “Më bëjnë përshtypje të rinjtë 20 dhe 25 vjeçar. Ata flasin me njëri tjetrin me batuta të shfaqjeve dhe kinematografisë së atëhershme. Njohin rolet dhe artistët”.

Të rinjtë e sotëm i njohin vërtet shfaqjet teatrale të atëhershme dhe filmat e asaj kohe dhe sot mbushin sallat e teatreve çdo ditë e më shumë.

Nëse e keni humbur këtë intervistë fantastike të të madhit Viktor Zhusti:

https://www.youtube.com/watch?v=SxVRTCxnyv0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=SxVRTCxnyv0