Lifestyle

Fëmijët – Informacion për të ditur më shumë rreth gjumit të tyre

1) Trupi i tyre i vogël duhet të qëndrojë i shëndetshëm gjatë të gjithë kohës. Muskujt e tyre përfshirë dhe zemra ripërtërihet vetë gjatë kohës që të vegjëlit tuaj flenë gjumë. Gjumi gjithashtu i jep atyre sinjale kur janë të uritur dhe kanë nevojë të ushqehen.

2) Gjumi është shumë i rëndësishëm për fëmijët tuaj sepse nëse ata nuk bëjnë një gjumë të mirë mëndja e tyre për të nesërmen nuk do të jetë e qetë dhe ata do bëjnë mjaft gabime gjatë ditës gjithashtu edhe detyrat që mund të kenë do bëhen me proçes të ngadaltë.

3) Një informacion shumë i rëndësishëm gjithashtu është që ju duhet të jeni në dijeni rreth orëve të gjumit që duhet të bëjnë fëmijët. Ata duan nga 11 deri në 14 orë total gjithë ditën gjumë. Nga mosha 3 – 5 vjeçare ata duhet të flenë nga 11 deri në 13 orë, për moshën 6-13 vjeç sugjerohet që duhet të flenë nga 9 deri në 11 orë, ndërsa në periudhën e adoleshencës duan nga 8 deri në 10 orë gjumë.

4) Aktivitetet ditore të fëmijëve do të thotë që aftësia e tyre gjatë ditës varion reth orëve të gjumit që bëjnë gjatë natës. Ata kanë nevojë gjithashtu në një moshë të vogël për një person që të kujdeset gjatë natës për to, sepse fëmijët kur janë të vegjël duan shumë mbështetje dhë të ndjejnë që është dikush që kujdeset për ta.

5) Është shumë e rëndësishme gjithashtu edhe koha e caktuar që një fëmijë duhet të shtrihet për në gjumë. Prandaj ju këshillojmë që të mbahet një rutinë orari që edhe fëmijët të mësohen me këtë proçes mund të bëhet ndonjë tejkalim i vogël gjatë fundjavave por kjo nuk përbën ndonjë problem të madh.

Burimi: http://www.webmd.com/children/ss/slideshow-kids-and-sleep

Burimi i fotos: © Unsplash https://www.pexels.com/photo/baby-lying-on-white-textile-172256/