Ariana Fejzullahu, bashkëshortja e Ermalit ka sot ditëlindjen. Ajo ka marrë në këtë ditë një urim shumë të ngrohtë nga vjehrra e saj Nera.
Nera kishte gjithashtu ditëlindjen pak ditë më parë dhe Ariana e kishte uruar publikisht dhe me fjalë shumë të ngrohta, por tashmë është rradha e Nerës të urojë dhe Arianës të ngrohet nga fjalët e ëmbla.
“Shumë urime për ty Ariana, e bukura ime, buzëqeshur të pafsha gjithmonë… përplot dashuri i pritsh me të gjithë ata që i ke afër. Qofsh e rrethuar nga gjërat më të bukura në jetë… Të puth fort Nera.”
Nera ka postuar gjtihashtu edhe një foto ku kanë dalë të dyja shoqet, sepse ato më shumë se nuse – vjehrrë, janë shoqe. Ndoshta ky është edhe çelësi i një marrëdhënieje të tillë.
https://www.instagram.com/p/BFiqsM5zY3a/?taken-by=nera.fejzullahu_official