Mariza Ikonomi ka uruar sot nënën për ditëlindje. Sigurisht që pjesë e urimit kanë qënë fjalët e ngrohta dhe një foto e nënës së saj.
Jo vetëm neve, por edhe Mariza e kupton ngjashmërinë e madhe fizike që ka me të ëmën e nga sa kuptohet nga urimi, ngjajnë edhe në karakter dhe personalitet, por me një ndryshim.
“Aromë dashurie, aromë lulesh lind prej syve të saj…E rrezet nuk lodhen duke ngrohur sepse ti je lumturi në një qiell të kulluar….Edhe 100 Mamka Ime !!! Jam me fat që të ngjaj kaq shumë përveç pjesës së punëve të shtëpisë”, e uron Mariza të ëmën dhe me apo pa dashje zbulon një fakt interesant për vete.
Nëse nuk e dinit Mariza Ikonomi nuk i paska qejf punët e shtëpisë!
Foto e së ëmës: