Lorik Cana prej disa kohësh është me bashkëshorten e tij italiane dhe sëbashku kanë sjellë në jetë djalin e tyre Boiken.
Megjithatë edhe pse italiane bashkëshortja e tij, kur komunikon me Boikenin e vogël, e bën gjithmonë në shqip. Është shumë interesante në fakt sesi një nënë italiane i flet fëmijës shqip, ndërsa disa nëna shqiptare, përpiqen t`i flasin fëmijëve italisht, greqisht, anglisht e shumë gjuhë të tjera të huaja.
Përpos nivelit intelektual edhe vlerësimi për Lorikun dhe kulturën e tij, duhet të jetë i madh tek ajo.
Burimi i fotos: UEFA EURO 2016