Biblioteka Kombëtare Shqiptare ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë lexuesit e apasionuar pas veprës së Naim Frashërit. Me rastin e 170 vjetorit të lindjes së tij, më 25 Maj, Biblioteka Kombëtare do të publikojë gjithë veprën e Naimit në Arkivën Online.
Tashmë e gjithë vepra e rilindasit Naim Frashëri do të mund të lexohet, apo shkarkohet nga çdo lloj kompjuteri, telefoni, e çdo pajisje tjetër e ngjashme.
Kjo do të lehtësojë aksesimin ndaj veprave të tij dhe me shpresën që brezi i ri, pas qëndrimit në rrjete sociale, apo lojëra të ndryshme, do ta gjejë kohën edhe për t`u iluminuar dhe rilindur.
Burimi: http://www.ata.gov.al/biblioteka-kombetare-publikon-editimin-dixhital-te-veprave-te-naim-frasherit/
Burimi i fotos: https://s-media-cache-ak0.pinimg.com/736x/d8/cc/83/d8cc836c52276ccec33742b62c3ca6f6.jpg