ShowBiz

Ja impresionet për ardhjen e djalit, të prindërve më të rinj të showbizit shqiptar Andra – Sinan!

Andra dhe Sinani para pak orësh u bënë prindër të Ansit të vogël dhe patëm kënaqësinë ta jepnim të parët këtë lajm të bukur.

Tashmë edhe prindërit e rinj e kanë lajmëruar ardhjen në jetë të princit të tyre, përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ka qënë i pari Sinani që ka postuar foton e parë të familjes Hoxha me anëtarin më të ri, Ansi dhe më pas edhe nëna bukuroshe, Andra.

Sinani e ka shoqëruar, duke cituar: “Ndjenja më e bukur në botë! Pa fjalë…”, e ndërsa Andra në të njëjtën foto, ka cituar: “Faleminderit Zot!”. Të dy prindërit i kanë përmbyllur ndjesitë e para, duke postuar edhe nga një zemër.

Ja postimet respektive:

Postimi i Sinanit:

https://www.instagram.com/p/BF1Eq9tB8ep/?taken-by=sinanhoxha_

Postimi i Andrës:

https://www.instagram.com/p/BF1FFggDWBz/?taken-by=andrradestani