ShowBiz

Ja si e uron Soni Malaj mikun e saj Sinan, për ardhjen në jetë të Ansit!

Soni Malaj dhe Sinan Hoxha kanë bashkëpunuar që herët sëbashku dhe ende ruajnë një miqësi të mirë midis tyre. Para pak kohësh ata kanë realizuar edhe një foto sëbashku, e të gjithë uruam një bashkëpunim tjetër midis tyre.

Ndërkohë Soni nuk mund të mungonte në një ditë kaq të rëndësishme sa ç`është kjo e sotmja për Sinanin. Ajo e ka uruar publikisht mikun e saj, duke postuar edhe foton më të re dhe të parë, të Sinanit dhe Andrrës me djalin.

“Një prej miqve më të mirë që kam, provoi sot ndjenjën më të bukur, atë të të qenurit baba. Me jetë të gjatë djalit, pastë shëndet dhe qofshi gjithmonë të lumtur sëbashku.”

Ja edhe postimi i saj për mikun më të mirë:

https://www.instagram.com/p/BF1LAOAyDlJ/?taken-by=soni_malaj&hl=en