Lifestyle

Sekretet për të qënë të lumtur…

1) Çelësi i lumturisë

 

Shumë njerëz investojnë shumë në jetën e tyre për të kaluar momente më shumë të lumtura sesa të tishtuara. Të rrallë janë ata njerëz që preferojnë të mbyllen në shtëpi dhe të rrinë brënda vetëm. Po në fakt çelësi i suksesit për të qënë persona të lumtur është të njihni veten tuaj, atë ç‘ka me të vërtet ju jeni dhe dëshironi. Lucille Ball ka thënë: “Dashuroni veten tuaj në fillim dhe më pas të tjerët të dashurohen pas jush”. Po kjo nuk do të thotë që ne duhet të shprehim egoizëm me të tjerët, duhet gjithashtu të përkrahim njerzit që vërtetë mund të kenë nëvojë për ne dhe rezultati final do të jetë që do te ndjehemi shumë të lumtur.

2) Mirënjohja – vendoseni në praktikë

 

Mirënjohja është çelsi i suksesit të marrëdhënies me të tjerët, prandaj ju këshillojme që kjo sjellje të përdoret më shumë nga ana juaj kur te tjerët bëjnë diçka për ju. Kjo pa diskutim do ju bëjë të lumtur sepse në këtë botë nësë jep do të marrësh.

3) Autenticiteti – zbuloni se kush jeni

 

Primarja që duhet të dini është të zbuloni se kush person ju jeni më të vertetë. Autenciteti do të thotë që ju të zbuloni realisht se kush person jeni dhe ç‘farë pëlqeni dhe nuk pëlqeni në jetën tuaj. Prandaj është shumë e rëndësishme që ju të njihni veten mirë përpara se të pretendoni që të tjerët t‘ju njohin juve.

4) Guximi

 

Kjo sjellë është shumë e rëndësishme për t`u vlerësuar në karakterin e personave, sepse personat që kanë shumë guxim janë më të pelqyer nga shoqëria.
Prandaj nëse dëshironi të jeni një person që lumturia të mbizotërojë në jetën tuaj atëherë duhet që të jeni të guximshëm në ç‘do vendim që merrni sepse guximi është çelsi i suksesit në marrëdhëniet ndërvepruese me të tjerët.

5) Jetesë e shëndetshme – kujdesuni për veten tuaj

 

Një faktorë tjetër shumë i rëndësishme që ndikon në lumturinë tuaj edhe në marrëdhënien me të tjetër është edhe sesa ju jeni të kujdesshëm ndaj vetes tuaj. Duke u kujdesur për veten kjo gjë të bën më të sigurt dhe më të lumtur si person prandaj ne ju sugjerojmë që edhe detajin më të vogël nuk duhet ta anashkaloni sepse jetesa në mënyre të shëndetshme është gjithashtu e lidhur ngushtë me lumturinë tuaj.

Burimi i lajmit: http://www.besthealthmag.ca/best-you/wellness/secrets-of-truly-happy-people/

Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/sunset-beach-people-sunrise-40815/