ShowBiz

Ja cilët janë fansat e 2 Ton!

2 Ton është sot një ndër reperat më të dashur. Këngët e tij janë pa asnjë dyshim superhite. 2 Ton njihet gjithashtu edhe për numrin e lartë të koncerteve dhe performancave, që realizon përgjatë gjithë vitit.

Ai ka postuar një video të vetën, në të cilën ndodhet në Mitrovicë, në një performancë live dhe ajo që vihet re është diçka shumë interesante.

Zakonisht kur këngëtarët janë djem, fanset më të shumta janë vajza, ose të paktën janë ato që zënë rradhën të parat, poshtë skenës. Megjithatë me 2 Ton ndodh ndryshe. Për të adhuruar atë, nuk ka asnjë vlerë gjinia, sepse mbi të gjitha ka vlerë muzika që ai bën. Ndaj edhe fansat e tij, janë jo vetëm vajza, ose më së shumti vajza, por edhe djem.

Video nga performanca e tij:

https://www.instagram.com/p/BF9Z4MxOlc-/?taken-by=2tonofficial&hl=en