ShowBiz

Ja ku po xhirohet klipi më i ri i bashkëpunimit Çiljeta – Altin

Çiljeta dhe Altin Sulku janë duke xhiruar klipin e tyre më të ri dhe krejtësisht veror. Ata prej disa ditësh kanë lajmëruar nisjen e xhirimeve dhe janë ende, duke punuar.
Çiljeta ka ndarë me të gjithë fansat e saj dhe të Altinit një foto direkt nga xhirimet dhe vendi që kanë zgjedhur është thjesht fantastik. Ata ndodhen në San Torini dhe në një ishull mund të xhirohen vetëm klipe verore. Kështu nisur nga ky fakt, zbulojmë se projekti do të publikohet, gjatë verës.

Në fotot që qarkullojnë deri më tani, kemi parë vetëm Çiljetën sesi do të duket, në klip, Altini do të jetë krejtësisht surprizë.

Një foto tjetër sesi do të duket Çili:

https://www.instagram.com/p/BGLu7AyOQGj/?taken-by=ciljetaxhilaga&hl=en