Lifestyle

Dëshironi të mësoni trendet më të pëlqyera për thonjtë këtë sezon veror?

Një nga detajet më të pëlqyera për femrat janë gjithashtu thonjtë. Dhe të gjithë femrat ndjekin çdo tendencë të re që del për çdo pjesë të trupit të tyre. E jo vetëm që të duken mirë në syrin e një mashkulli por dëshira është që ato mbi të gjitha të pëlqejnë veten.
Në këtë artikull do ju paraqesim tendencat më të fundit për thonjtë tuaj në këtë sezon verorë, që edhe ajo pjesë e juaja të duket perfekte. Të gjithë e dimë që femrat duan të duken të kuruara deri në detaje në çdo pjesë të ditës.

1) Ngjyrat e përafërta

 

Trendi i kësaj vere është të përdorim pesë ngjyra të përafërta me njëra – tjetrën dhe ne ju sugjerojmë të nisni nga ngjyra e kuqe. Lyeni të gjithë thonjtë me ngjyra të ndryshme por që i përkasin në thelb një ngjyrë por diku të jetë më e hapur dhe diku më e ndezur dhe do të shikoni që rezultati do të jetë i pëlqyeshëm shumë. Por mbi të gjitha, e kuqja është ngjyra e dashurisë dhe e pasionit prandaj për raste të veçanta ju sugjerojmë të përdorni më shpesh.

2) Ngjyrat nudë

 

Së fundmi një tendencë shumë e përhapur është gjithashtu edhe manikyri në ngjyrë nudi. Duhet të pranojmë që thonjtë të lyer me to janë perfekte, ky llojë manikyri përdoret më së shumti nga femrat që nuk pëlqejnë ngjyrat e ndezura dhe duan thonjë të lyer sa më thjeshtë por si përfundim edhe kjo tendencë ka rezultuar e sukseshme sepse thjeshtësia në fund të fundit tregon klas.

3) Manikyrët me xixa

 

Dikur kanë qënë shumë në modë thonjë të lyer me ngjyra të ndryshme por të cilat përbëheshin nga xixat, por e habitshme është që këtë sezon kjo tendencë është rikthyer sërish në modë. Ngjyrat më të pëlqyera të manikyrëve me xixa janë ajo në ngjyrë goldi dhe metalizato. Ne ju sugjerojmë ti provoni pse jo ndoshta rezultati final ka për të qënë i kënaqshëm.

4) Aksesorët

 

Së fundmi është vënë re që të përdoret shumë aksesorë të ndryshëm te thonjtë psh, xixat e shumëllojshme dhe të shumëngjyrëshe, gurët të ndryshëm. Disa qëndra të trajtimit dhe bërjes së thonjve mund edhe të pikturojnë këto arte në thonjë prandaj ky sezon gjithashtu vazhdon që të ketë këto aksesorë në thonjë. Është diçka fine kur përdoret në mënyrën e duhur sepse thonjtë sa të bukur që duken kur trajtohen aq edhe të besdisur janë për ato grupe femrash që në fund të ditës merren edhe me punët e shtëpisë. Por ne do ju sugjerojmë qe edhe pse me punë femra duhet ti kushtojë rëndësi vetes së vet.

Burimi: http://www.besthealthmag.ca/best-looks/nails/4-nail-trends-to-try-right-now/

Burimi i fotos: © freestocks.org https://www.pexels.com/photo/beautiful-birthday-blur-bouquet-318379/