ShowBiz

E vërteta e fotos në plazh të Sinan Hoxhës!

Sinan Hoxha ka pak ditë që është bërë babai i djalit të tij, Ansit. E ndërsa çifti Andrra – Sinan i janë përkushtuar me dashuri djalit të tyre, mediet nuk flenë të qeta.

Sinani ka postuar ditën e djeshme një foto në të cilën shfaqej në plazh me miqtë e tij, duke cituar: “2015”, që do të thotë se foto është shkrepur në verën e vjetshme. Mirëpo portalet kanë parë vetëm foton dhe kanë shkruar: “Andrra rrit djalin, Sinani relaksohet në plazh”.

Nëse Sinani do të ishte realisht në plazh, nuk ka asgjë të keqe, pasi çdo njeri ka nevojë për disa hapësira, por ja që e vërteta nuk qëndron kështu.

Sinani dhe Andrra janë sëbashku me djalin! Foto e tyre e parë!

Postimi i Sinanit:

https://www.instagram.com/p/BGMnGyCB8eZ/?taken-by=sinanhoxha_