ShowBiz

Sofia e re e Çanit largohet nga emisioni – Ja arsyeja

Sofia e re e “Zonës së lirë”, Andonia Dobi, do të largohet nga ky emision. Sipas disa lajmeve që po qarkullojnë ditën e sotme, ajo ka marrë një ftesë nga një agjensi mode në Itali dhe do të shkojë të ndjekë ëndrrën, pasionin dhe profesionin e saj.

Kështu ky largim i papritur nuk ka të bëjë me batutat që Çani i ka drejtuar shpesh asaj, por është një vendim krej personal, që lidhet me ndjekjen e një ëndrre.

Sofia u shfaq në një formë perfekte si një nga bukuroshet e superhitit “Na jena njo”, nga Ardian Bujupi dhe Dalool dhe që aty pikasi si një modele dhe imazh simpatik!

Se sa të vërtetë janë këto zëra, koha do ta vërtetojë, pasi në profilet e saj, nuk ka akoma një njoftim zyrtar!

Ja “Sofia” te “Na jena njo”:

https://www.youtube.com/watch?v=seX26pj0gqk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=seX26pj0gqk