Keni një intrevistë pune dhe jeni në dilemë se çfarë veshje të zgjidhni, apo se cila do ishte e përshtatshme, ku ju të ndjeheshit më mirë dhe të dukeshit bukur.
Në këtë artikull do ju paraqesim sugjerime të shumta mbi veshjet dhe ngjyrat më të përshtatshme. Ndoshta disa personave nuk i duket mjaft interesante ky fakt sepse mbi të gjitha ju do testoheni për informacionet dhe eksperiencat tuaja jo për veshjen, por kjo gjithashtu është mjaft e rëndësishme.
Edhe nëse juve nuk ju është kërkuar mënyra e veshjes që duhet të keni në një intervistë ne ju sugjerojmë të përdornit veshtjet formale, gjithashtu ka edhe disa rregulla në një intervistë të pashkruara por të rëndësishme për tu zbatuar.
Ato janë:
• Qëndro në mënyrë të rehatshme
Nëse nuk keni mundësi që për këtë rast të blini diçka të re atëherë ne ju sugjerojmë të përdorni veshjet e mëparshme por gjithmonë mos harroni që të jenë veshje që janë blerë së fundmi dhe jo të kohëve më parë, por gjithashtu sigurohuni që këto veshje ju bëjnë të ndiheni rehat. Ngjyra që ju sugjerojmë për këto raste janë ato të errëtat.
• Besimi është çelsi i suksesit
Nuk mund të përdorni kurrsesi fustane të shkurtra nëse nuk ju bëjnë të ndiheni rehat. Ju pa diskutim qe me këto fustane do të merrni shumë komplimenta por çështja është që ju në një intervistë pune nuk keni shkuar për të shitur veten por për të treguar aftësitë profesionale që zotëroni.
• Ngjyra e zezë
Në shumicën e këtyre rasteve përdoret kjo ngjyrë sepse tregon finesë dhe elegancë por nuk do ju sugjeronim kurrsesi që në një intervistë pune ju të paraqiteshit me fustan, xhaketë dhe kepucë të zeza. Veshja ideale do të ishte me ngjyra të thyera por diçka në veshjen tuaj të mbante ngjyrën e zezë.
• Buzëqeshni
Një detajë tjetër shumë i rëndësishëm në një intervistë përveç veshjes është gjithashtu edhe buzëqeshja. Ju sugjerojmë që të përdoret në momente të duhura psh një moment shumë i përshtatshëm do të ishte para se të filloj me pyetjet intervistuesi sepse në këtë mënyrë ju do tregoni që nuk jeni e pushtuar nga ankthi por jeni mëse e qetë.
• Këpucët
Gjithashtu edhe ato janë një detajë mjaft i rëndësishëm në një intervistë. Prandaj nuk është e thënë që të dukeni mire duhet të vishni kepuce me taka sa më të larta, diçka e rehtshme për këmben tuaj dhe në ecje do ju bënte të dukeshit mjaft mirë.
Burimi i fotos: © Pixabay https://www.pexels.com/photo/portrait-of-young-woman-against-white-background-325924/