ShowBiz

“Të ka lali shpirt” dëgjohet në Francë në zonën e tifozëve – Batuta e Hysajt për këngën

Në zonën e tifozëve në Francë janë intervistuar ditën e djeshme disa prej lojtarëve të Kombëtares sonë ndërsa ndanin kartolina e simbole të tjera.
Kënga që dëgjohej në sfond në zonën e tifozëve ishte pikërisht “Të ka lali shpirt”, kënga shqiptare më e klikuar. Ishte interesant momenti kur gazetari shkoi të intervistonte Hysajn dhe në atë moment nisi “kënga e lalit”. I pyetur nga gazetari se si po shkonte e gjithë situata në këtë fazë të Francës, Hysaj iu përgjigj: “Situata lali shpirt”, duke drejtuar gishtin për nga vinte muzika.
Përse jo “kënga e lalit”, mund të jetë një ogur i mirë, duke qënë triumfatore e duke sjellë triumf për Kombëtaren tonë!

Shpresojmë dhe urojmë që djemtë tanë të vijnë me fitore!

Momentin në fjalë e gjeni duke filluar nga minuta 18:48!

https://www.youtube.com/watch?v=j1-XIv8A60A

Link: https://www.youtube.com/watch?v=j1-XIv8A60A

“Të ka lali shpirt”:

https://www.youtube.com/watch?v=t4-Xz_Lt2p4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=t4-Xz_Lt2p4