Arbana Osmani këtë herë ndodhet në një dilemë. Një dilemë kjo në fakt shekullore, një dilemë që deri përpara pak kohësh i përkiste vetëm vajzave dhe grave, kurse tashmë, nuk njeh gjini. Bëhet fjalë për dilemën e të veshurit. Një ndër elementët kryesor dhe më të rëndësishëm kur jeni pjesë e një eventi, është veshja. Të vishesh kështu, apo ashtu?
Dilema mund të jetë për shkak të ngjyrës, stilit, gjatësisë, aksesorëve, apo në stilist, ose dyqan. Në rastin e Arbanës do të jetë pak më e thjeshtë. Ndërsa përgatitet për në “Top Awards”, Arbana është ndodhur midis dy zgjedhjeve. Megjithatë themi do të jetë, pak më e thjeshtë sepse dy mundësitë e saj janë në të njëjtin stil dhe ngjyrë.
Ja foto e postimit të saj, ndërsa provon në dilemë: