“E kam pas” është padyshim superhiti, i cili nuk e ka humbur ende shkëlqimin e tij fillestar. Sabina Dana në bashkëpunim me Dafi Dertin dhe me të ftuar special Mandin, sollën një kryevepër në atë kohë. “E kam pas” është nga ato raste, që kënga nuk klikohet vetëm nga shqiptarët.
Kjo këngë vetëm në YouTube ka rreth 4 mijë komente dhe pjesa më e madhe prej tyre, janë nga e gjithë bota. Turqia, Italia, Azerbajxhani, Arabia e qindra vende të tjera janë dashuruar pas Sabinës, Dafit, Mandit, zërave të tyre dhe këngës.
Ndaj kjo këngë deri në këto momente i ka kaluar 55 milion klikimet, sepse për këngën e bukur, klikimet dhe komentet nuk njohin kufinj.
Është vetëm një pjesë e komenteve nga të huaj, sepse janë pafund:
“E kam pas” që dëgjohet ende sot: